“Nëse situata ndryshon brenda 5 minutave…”, flet drejtoresha e ISHP-së: Kemi vendin për karantinim

Feb 24, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka konfirmuar se në Shqipëri është ndërtuar një karantinë dhe bëhet fjalë për një strukturë spitalore.

KoronaVirusi-Ministria e Shendetesise-Task Forca1

Fico nuk sqaroi se në cilin vend është ndërtuar karantina, por theksoi se nëse niveli i rrezikshmërisë do të ndryshojë për pesë minuta, Shqipëria i ka marrë masat për të përballuar situatën.

 

 

“Sa i përket masave që marrin shtetet ne nuk mund të komentojmë. Nëse situata ndryshon brenda 5 minutave, ne i kemi masat të marra, keni vendin për karantinim, kemi bërë trajnimet e nevojshme dhe trajnohemi në vazhdim. Jemi të gjithë të qartë dhe të qetë, që protokollet e instaluara në pikat e hyrjes, dhe në momentin kur risku për vendin është i ulët, fakti që virusi është në Itali ose përreth nesh nuk e ndryshon nivelin e riskut brenda, ai ndryshon nga ngjarjet që ndodhin brenda në vend

Alerti është parapërgatitje e mirë menduar nëse do të kemi disa zhvillime të reja, risk të ulët, nuk kemi rast të konfirmuar, ISHP e bën diagnozën”, u shpreh Fico, në mbledhjen e task forcës në aeroportin e Rinasit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura