Nëse qeveria do eci me hapat e kërmillit siç po bën me rindërtimin, reçensioni është i garantuar

Mar 30, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

Nga Dr. Klodian Muço klodian muci

Hartimi i planit të mbështetjes financiare i shpallur nga Kryeministri Rama në emër të qeverisë shqiptare përbënte një hap të pashmangshëm dhe në koherencë me qëndrimet e shumicës së qeverive të botës në përpjekje për të frenuar sa do pak ndikimet negative shumë dimensionale të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Përkundrazi mund të konsiderohet një reagim i vonuar pasi vendi jonë kishte luksin të hartonte këtë plan për të përballuar një krizë të jashtëzakonshme në një periudhë të zakonshme duke qënë se Italia vendi ynë fqinj, partneri jonë kryesor tregtar, me të cilën kishim rreth 15 fluturime ditore kaloi në tilt 20 ditë para se të evidentohej pacienti zero në Shqipëri.

Një krizë që po “ul në gjunjë” ekonomitë më të zhvilluara të Europës nuk kishte kurrsesi  si të kursente Shqipërinë, efektet ekonomike negative janë të pa shmpangshme.

Aktualisht GDP e Shqipërisë është rreth 15.6 miliardë dollar apo 1.3 miliardë dollar në muaj. Përgjatë periudhës të “karantinimit” është paralizuar gati 50% e ekonomisë, kështu që humbja llogaritet diku te 500/650 milion dollar në muaj. Nëse situate zgjat për 3-4 muaj aq sa parashikohet nga ekspertët e ndryshëm kjo e bën të pa shmangshme reçensionin ekonomik të vendit (rritjen ekonomike negative).

Vende të ndryshme që si bazë për hartimin e masave kanë analizën statistikore kanë shpenzuar shumë të mëdhaja parash. Ku vlen të përmendet Gjermania që do të shpenzojë një fond sa 14% e PBB-së së saj për përballimin e krizës; Franca 11% të PBB-së; Amerika nga 7% deri në 14% të PBB-së; Italia sa 10% të PBB-së, Greqia 8% të PBB-së ndërsa Shqipëria do të shpenzoj veç 370 milionë dollar apo e thënë ndryshe 2.39% të PBB.

Kuptohet ne jemi një vend i vafër po kjo nuk na justifikon ne që në përqindje të shpenzonim diçka më pak se vendet e tjera, të paktën 5% të PBB-së.

E thënë ndryshe Gjermania do të shpenzojë gati 7000 dollar për frymë e do të garantojë një pagesë deri në 15000 euro për çdo të vetëpunësuar, Franca do të harxhojë 4000 dollar për frymë, Italia rreth 2500 dollar për frymë. Kosova një vend më i varfër se Shqipëria do të garantojë një rrog minimale prej 250 euro për të gjithë të punësuarit që kanë humbur vendin e punës momentalisht plus 50% të pagësës së qerave, Maqedonia e Veriut po ashtu, ndërsa ne do të harxhojmë deri në 132 dollar për frymë.

Nëse do të shohim përparësitë e planit të shpalluar nga qeveria shqiptare mund të them me bindje se ai dëshmon një njohje relativisht sipërfaqësore të realitetit socio-ekonomik të vendit, veçanërisht të riskut që kjo krizë paraqet për ato shtresa dhe grupe shoqërore që edhe përpara kësaj krize ishin në kufijtë ekstremë të varfërisë.

-Konkretisht të gjithë ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë afirmojnë se nevojitet shume suport për biznesin e vogël pasi është më vulnerabël. Qeveria jonë ka vënë në dispozicion një fond pre 65 milione dollarësh për biznesin e vogël. Sigurisht ky fond është i nevojshëm, por është efektiv vetëm për periudhën afatshkurtër (është thjeshtë një ndihmë, jo një “shpëtues”).

-Fondi i vënë në dispozicion për biznesin e madh është një borxh Sovran prej 100 milionë dollarë për garanci pagash, në të vërtetë ky lloj biznesi ka nevojë për likuiditet për pagesa mallrash dhe shpenzimesh, jo për fond pagash pasi një biznes që nuk gjeneron dot para as për pagat i bie të jetë një biznes i falimentuar.

-150 milionë euro nga ky fond (40%) është parashikuar për kamatvonesa uji dhe energie elektrike, kjo duket si nje “qok” për OSHEE, qeveria i nxjerr nga një xhep për t’i futur te xhepi tjetër. Pra i jep 40% të fondit një ndërmarrjeje publike që rrit shpenzimet e luksit (makina me qera me çmime të kripura) në të njëjtën kohë kur përkeqëson përformancën financiare (rast unik ne botë).

Nisur nga kjo situatë mund të jepen disa sugjerime për të përballuar me sukses këtë krizë si:

-Më tepër bashkëpunim me sistemin bankar, si për pezullimin e kredive të biznesit apo konsumatorëve si ndonjë formë financimi me anë të Bankës së Shqipërisë (emetim likuiditeti);

-Qeveritë e vendeve të tjera paguajnë deri në 80% të rrogës së puntorëve, në Kanada jepen deri në 450 dollar në javë për person, në Amerikë japin deri në 1400 dollar në muaj për person, në Itali rreth 600 euro në muaj. Garantimi i 80% të pagës mund ti kushtonte qeverisë deri në 120 milionë euro në muaj. Kjo gjë do të garantonte sa do pak frenimin e rënies së pashmangshme të konsumit;

-Rishikimin dhe riprogramimin e pagesave të taksave dhe detyrimeve që ka biznesi kundrejt qeverisë qëndrore dhe asaj lokale;

-Më tepër përkujdesje për të punësuarit në të zezë;

-Pezullimi pë 1 vit i çdo pagese buxhetore për kontratat konçesionare të llojit PPP;
-Anullim definitiv i kontratave konçesionare që nuk kane filluar nga zbatimi;
-Shkurtim drastik i shpenzimeve operative në nivel shteteror;

-Luftë korrupsiononit dhe evazionit (këtu e kam fjalën që personat që bëjnë korrupsion dhe evazion të shkojnë në burg dhe jo siç ndodh rëndomtë që ikin nga një pozicion dhe shkojnë diku tjetër;

-Hartimi i një plani rezervë për të gjithë ato ndërmarrje që do të pezullojnë aktivitetin dhe për të punësuarit që do humbasin vendin e punës;

-Përmirësimi i mirqeverisjes;

-Më tepër konkrete në realizimin e detyrave të marra përsipër, jo siç po ndodh rëndomtë me rindërtimin që edhe pse kanë kaluar mbi 120 ditë nga tërmeti i 26 nëntorit akoma nuk ka filluar rindërtimi.

Nuk duhet harruar se një ndër bankierët më brilant të të gjitha kohrave A.P. Giannini thoshte se investimi më i mirë është shpërndarja e parave te të varfërit në kohë krizash dhe rindërtimesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura