“Nëse Pfizer nuk do na thoshte ‘PO’ do ulesha në gjunjë te dera dhe…”- Rama flet për vaksinat dhe ironizon Bashën: E mendoni dot Lulin, do e zinte gjumi aty!

Apr 8, 2021 | 21:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka treguar se marrëveshjet e bëra me kompanitë e vaksinave nuk do t’i transferojë te qeveria pasardhëse, nëse ai nuk do të zgjidhet më.

ramaaaa

I ftuar në emisionin “Log” në Abcnews, Rama tha se e kishte menduar që nëse kompania e “Pfizer” nuk do t’i thoshte “Po” për disa doza vaksinash, ai do t’i ulej në gjunjë te dera kreut të kësaj kompanie, derisa të merrte një përgjigje pozitive.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Kur thoni që po të mos jemi ne në pushtet nuk do të vijnë më vaksina?

Rama: Jo, këto jo. Do vijnë, por duhen të tjera se këto nuk mjaftojnë. Duhet të plotësojmë disa kushte se po të ishte kaq e thjeshtë i merrnin edhe të tjerët që kemi rreth e rrotull nëpër kufi.

Ne kemi akoma nevojë për shumë doza. Kontratat që ne kemi bërë shtrihen deri atëherë dhe plani ynë është që ne të jemi shumë të shpejtë në vaksinim., Ju kujtohet kur doli kontrata e Pfizer që ja ky duhet çuar për vrasje me paramendim se i la shqiptarët pa vaksina deri në qershor, unë thosha prisni se ka të tjera. Është një punë e paimagjinueshme. Me logjikën e kontrollorëve unë nuk e di se çdo të bëja këtu në emër të stresit.

Nazarko: Është një negocim i juaj personal, që në rast se vjen qeveria tjetër nuk do ja kaloni këtë ekspertizë qeverisë së re.

Rama: Karakteri nuk transferohet.

Nazarko: Ju keni qenë një lypës i veçantë?

Rama: Po patjetër. Këtu që të jem i saktë, këtu janë tre njerëz që punojmë ditë e natë për këtë punë. Të tre bëjnë punë të ndryshme, por në një trekëndësh komplementar. Unë kam qenë maja e trekëndëshit që kam çarë sa kam mundur dhe ata kanë bërë pjesën tjetër. Nuk mjafton të shkosh të takosh Pfizerin dhe të bësh lypsin.

Gazetari: Arben Ahmetaj ka treguar një detaj që nuk ngrihej Rama nga zyra pa i marrë një po.

Rama: Unë e kisha menduar që nuk do ta shihja po, do t’i ulesha në gjunjë te dera dhe do t’i thosha nuk iki. Nuk është për të qeshur, por është reale. E mendoni dot Lulin duke u ulur në gjunjë dhe duke thënë nuk iki. Po u ul në gjunjë e zë gjumi aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura