“Nëse nuk parandalohet, do sjellë pasoja katastrofike”, Luan Rama flet për një kërcënim kombëtar dhe ngre alarmin: Qeveria…

Mar 5, 2020 | 9:54
SHPËRNDAJE

luan-rama-701x468-1-e1575385142122

Zëvendëskryetari i LSI-se, Luan Rama flet për një rrezik kombëtar nga i cili kanoset Shqipëria, që është sipas tij shpopullimi. Këtë ai e lidh me shifrat e publikuara për kërkesat për azil që bëjnë shqiptarët, duke u renditur si vendi i parë në botë.

Sipas Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve, duke lënë pas edhe vënde që janë në luftë si Siria, apo vënde me probleme të mëdha në standardet e lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut si Afganistani, Venezuela, Iraku etj!

“Shifrat janë alarmante. Ato tashmë dëshmojnë se jemi përballë një kërcënimi kombëtar, i cili nëse nuk parandalohet, do të sjellë pasoja katastrofike!Mungesa e reagimit shtetëror është e pafalshme!”, shkruan Luan Rama në FB.

POSTIMI I PLOTE

Shpopullimi – rrezik kombëtar!

Shqipëria, vendi i parë në botë për numrin e azilkërkuesve!

Sipas Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve, duke lënë pas edhe vënde që janë në luftë si Siria, apo vënde me probleme të mëdha në standardet e lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut si Afganistani, Venezuela, Iraku etj!

Shifrat e vitit 2019 nuk kanë nevojë për koment:
Shqipëria – 59 aplikime për azil për 10 mijë banorë!
Siria – 39 aplikime për 10 mijë banorë!
Afganistani – 17 aplikime për 10 mijë banorë!
Venezuela – 14 aplikime për 10 mijë banorë!
Iraku – 9 aplikime për 10 mijë banorë!

Duke iu referuar gjithnjë të njejtit burim, pra Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), rezulton se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje prej 2% në raport me vitin 2018, çfarë në fakt shënon rikthim në tendencën rritëse të këtij treguesi!

Shifrat janë alarmante. Ato tashmë dëshmojnë se jemi përballë një kërcënimi kombëtar, i cili nëse nuk parandalohet, do të sjellë pasoja katastrofike!

Mungesa e reagimit shtetëror është e pafalshme!
Mosveprimi i qeverisë është kriminal!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura