“Nëse nuk ndëshkoni krimin nuk ka BE”! Mesazhi i fortë i Doris Pack nga Shkodra

Sep 20, 2018 | 18:27
SHPËRNDAJE

Ish eurodeputetja, sot presidente e forumit të grave të partive popullore europiane Doris Pack, zgjodhi Shkodrën, si një nga qytetet e goditura së fundmi prej ngjarjeve të rënda, të jepte një mesazh të fortë për qeverinë. Pack tha se kjo që po ndodh është e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

doris-pack

“Jam e shokuar nga situata e kriminalitetit në Shkodër. Janë 9 vrasje dhe dy të zhdukur. Diskutohet përfshija e policisë dhe vetë ministrat. Nëse qeveria që s’arrin të kapë kriminelët s’mund të futet në Bashkimin Europian. Nuk mund ta imagjinoj se kjo po ndodh në një vend që po hap negociatat, jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po iu mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por edhe në Tiranë dhe Vlorë”, tha Doris Pack për gazetarët.

Madje  ajo shkoi deri aty sa të theksojë se përtej dëshirës së madhe që ka ta  shohë Shqipërinë të rreshtuar krah vendeve anëtare, me një situatë të  tillë, kjo gjë është e pamundur. Për këtë kërkoi rezultate.

E  shoqëruar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, Pack u takua për afro  60 minuta pa praninë e mediave me kryebashkiaken e Shkodres Voltana  Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura