“Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në…” – Albin Kurti i prerë: Do të shkojmë në zgjedhje!

Dec 7, 2019 | 22:25
SHPËRNDAJE

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

albin kurti

Në një intervistë për RTK, Kurti u shpreh se LVV-së do të shkonte ne zgjedhje të reja, sepse pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij. Nga ana tjetër Kurti ka theksuar se kjo nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti.

Kurti tha se në takimet që ka pasur me kryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm, shkruan Kosovapress.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura