“Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj Parlamentin!”- Meta flet për tubimin e 2 marsit: Nëse do të ketë dhunë, përgjegjësi e qeverisë

Feb 24, 2020 | 22:16
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit më 2 mars.

Presidenti Meta
Presidenti Meta

Gjatë një interviste për Ilir Babaramon në Report Tv, Meta the se ‘Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t’i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para Kryeministrisë.

Ilir Babaramo: Nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Ilir Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.

Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë.

 Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Ilir Babaramo: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Ilir Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja.  

Kreu i shtetit ka rrëfyer në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se cilat janë objektivat e tij për protestën e 2 marsit. Gjithashtu, Presidenti tha se në tubim nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Ai paralajmëroi se ‘nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë, përgjegjësia do të jetë e tyre’.

Në 2 mars do u drejtohem qytetarëve si në dhjetor kur u shty. Në 2 mars unë do të i drejtohem popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij. Fjalën do ta ketë populli. Vetëm me flamurin kuqezi për të vendosur sistemin demokrat. Qytetarët janë ftuar në bulevard në orën 17:00, parullat janë të qartë ‘Jo grushtit të shtetit’ dhe ‘Jo shpopullimit’. Objektivat e mia janë të qarta, të ndërgjegjësoj qytetarët për grushtin e shtetit, t’u bëj të qartë se instalimi i grushtit të shtetit asgjëson liritë dhe demokracinë. Si mund të garantojë gjykata Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze dhe përmes këtyre falsifikimeve, se do të ketë garanci për pronat e tyre? Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar ‘Rama-formën’. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë” tha ai.

I pyetur nëse është penduar për thirrjet në protestat e opozitës për të stopuar turmën e njerëzve që po i drejtoheshin Kuvendit, ai tha se “Jo, absolutisht. Kur dikush merr përsipër të drejtojë diçka ai duhet të marrë i pari përgjegjësinë edhe për gjithçka, në rastin konkret për rivendosjen e rendit kushtetuese unë përgjegjësinë nuk ia lë popullit, por e marr vetë i pari dhe përmes dekreteve kam të drejtë të rivendos rendin kushtetues në rast se parlamenti do të vijojë të thellohet në puçin e tij. Dhe përgjegjësinë e marr unë, për mua ka rëndësi që populli të përgjigjet dhe populli do të përgjigjet. Do i zbatojë populli dekretet e Presidentit meqë institucionet janë të kapura dhe praktikisht të vdekura” tha ai.

Meta: Pse në 2 mars socialistët do vijnë të parët në shesh

Gazetari: Çfarë duhet të bëjë populli?

Presidenti Meta: Populli në radhë të parë, me pjesëmarrjen. Pastaj të tjerat do t’i komunikojmë në miting. Në manifestim. Kjo është fjala më e mirë.

Gazetari: Dakord. Ju e thirrët popullin, mirëpo populli opozitar, ose më saktë drejtuesit e popullit opozitar hezituan t’i përgjigjeshin thirrjes suaj. Në mos gabohem ju deklaratën e keni bërë…?

Presidenti Meta: Unë nuk kam pasur asnjë preferencë.

Gazetari: …në datën, domethënë pesë ditë më pas, pasi ju thirrët zotin Basha, që tha se mbështesin thirrjen e Presidentit, ndërkohë që populli opozitar priste tekstin pas pesë minutash, jo pas pesë ditësh? Si e shpjegoni këtë?

Presidenti Meta: Unë i kam thirrur të dyja palët, për mirëkuptim, në mënyrë të vazhdueshme, edhe për rastin konkret. Unë i kam konsumuar të gjitha veprimet e mia me parlamentin apo me mazhorancën. Ua kam bërë të qartë: Zotërinj, mos bëni këto lojëra! Hajdeni të bashkëpunojmë, të mos përplasemi, sepse ju nukmund të rrëmbeni në këtë mënyrë Gjykatën Kushtetuese, nëmënyrë antikushtetuesese. Ju bëni detyrat tuaja sipas ligjit, sipas Kushtetutës! Ato përgjegjësi që ia janë caktuar parlamentit. Unë bëj të miat si President. Të bashkëpunojmë në respekt të Kushtetutës!

 Ia kam bërë edhe mazhorancës të gjitha kërkesat e mia dhe sqarimet, por edhe paralajmërimet se po shkoni shumë larg se sa mendoni edheju vetë. Por çfarë të bëjmë tani?! Ata kanë hyrë në një skenar pengmarrjeje dhe nukjanë të lirë në veprimet e tyre dhe nuk janë sovranë për të marrë vendime që ushërbejnë vendit, që u shërbejnë qytetarëve shqiptarë, që i shërbejnë edhe interesit publik.

Ata nguten, kanë një panik të madh. Është çështja e tyre. Por edhe shqiptarët duhet të nguten, duhet të reagojnë dhe duhet ta kuptojnë të gjithë se me vullnetin e sovranit askush nuk duhet të luajë, që nga Presidenti i Republikës.

 Thirra opozitën, sepse ishin disa fakte. Përse ta thërrisja Edi Ramën?! Ta thërrisja për veprat kriminale të Etilda Gjonajt që ai i dinte se është e qartë që fakti se ajo ajo nuk jep dorëheqjen dhe fakti se ai nukkërkon shkarkimin e saj, është e qartë se ajo e ka bërë me porosi dhe me mbrojtje politike. Për çfarë ta thërrisja?! Ai i dinte këto gjëra. Jam i sigurt se kryetari i opozitës nuk i dinte këto gjëra. Dhe përfaqësues të tjerë të opozitës nuk i dinin këto gjëra. Kështu që Presidenti i Republikës ua sqaroi edhe atyre këtë veprimtari kriminale, që bashkëngjitur edhe me skenarin e fundit të provokimit për të kaluar ligjin antikushtetues për rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese, për të pasur Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë të standardit Dvorani, Arta dhe Etilda se çfarë pasojash mund të ketë kjo për të gjithë Shqipërinë dhe për vetë opozitën, e cila duhet të jetë mbrojtësja e parë e demokracisë dhe e të drejtave të çdo qytetari shqiptari që i cenohen.

Por unë nuk kam përjashtuar njeri dhe nuk kam bërë thirrje që të vinë disa parti kundër disa të tjerave. Unë mendoj se socialistëve u takon të parëve të vinë në Bulevard. Përse u takon socialistëve? Sepse ata kanë pasur kontributin kryesor me tolerancën dhe përgjegjshmërinë që kanë treguar në 1998-n për ta bërë Shqipërinë me një kushtetutë mjaft demokratike. Ata kanë përgjegjësinë në 2008-n që nuk e kuptuan skenarin e organizatës ndërkombëtare atëhere për ndryshimet që u bënë, për të ardhur demokracia në këtë situatë që jemi sot. Dhe ata janë më të përjashtuar se kushdo tjetër nga qeverisja, nga llogaridhënia. Kështu që jam i sigurt se ata do të vinë për të shpëtuar dinjitetin e tyre.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura