Nëse konsumoni ushqim pas orës 18:00, shanset për t’u shëndoshur janë të larta, sepse … Çfarë zbulon studimi i fundit

| 23:06
SHPËRNDAJE
 

 

Njerëzit që hanë pas orës 18:00 kanë më shumë mundësi të shtojnë peshë, sepse konsumojnë më shumë kalori dhe kanë një dietë jo të shëndetshme, zbulon studimi.

32609202-8682235-image-a-32_1598891513181

Sipas”Daily Mail”, studiuesit thanë se këta njerëz shtojnë peshë, sepse priren ta lënë veten shumë të uritur gjatë ditës dhe në mbrëmje hanë më shumë se ç’duhet dhe se ç’kanë nevojë, për shkak të urisë.

Ndërsa ata që hanë gjatë ditës janë aq të ngopur sa të mos e teprojnë në mbrëmje.

Për studimin e fundit, studiuesit nga Universiteti “Ulster” në Irlandën e Veriut, vëzhguan më shumë se 1,100 të rritur si pjesë e Sondazhit Kombëtar të Dietës dhe Ushqimit.

Sondazhi filloi në vitin 2008 dhe mbledh informacione të hollësishme mbi konsumin e ushqimit dhe mbi marrjen e lëndëve ushqyese.

Vullnetarët, të moshës 19 deri në 64 vjeç, u pyetën për kohën kur hanin vaktet dhe për zgjedhjet ushqimore që bënin.

Studiuesit zbuluan se ata që hanin 30 përqind ose më pak të ushqimit të tyre gjatë natës, konsumonin më pak kalori në përgjithësi se çdo grup tjetër.

Ndërsa ata që hanin gjysmën e kalorive të tyre natën kishin më shumë mundësi të shtonin peshë dhe të konsumonin ushqim me më pak vlera ushqyese.

Studiuesi kryesor Judith Baird, tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i më pak kalorive në mbrëmje mund të shoqërohet me një harxhim më të ulët të energjisë ditore, ndërsa konsumimi i ushqimeve me shumë kalori në mbrëmje, çon në një dietë të pashëndetshme”.

Qelizat janë programuar në mënyrë të tillë që e dinë se kur duhet të shpenzojnë energji duke marrë ose duke përdorur lëndë ushqyese specifike.

Metabolizmi e tret më ngadalë ushqimin kur konsumohet ushqim në kohë të ndryshme. Kjo çon në ruajtjen e yndyrës shtesë dhe si rrjedhorë, njerëzit shëndoshen.

Studimi zbuloi se sa më i madh të ishte ndryshimi i kohës midis vakteve gjatë ditëve të javës dhe vakteve gjatë fundjavës, aq më shumë mundësi kishte që njerëzit të ishin mbipeshë.

Konsumimi i ushqimit tre orë e gjysmë më vonë gjatë fundjavave shkaktonte shtimin në peshë, ashtu siç ndodhte edhe kur mëngjesi konsumohej në orën 11:30 në krahasim me atë në orën 08:00.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.