“Nëse kërkon striptiste…”/ Plas debati mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”! 26-vjeçarja: Ngrohe karrigen tani

Sep 16, 2021 | 22:14
SHPËRNDAJE

Mikela Pupa dhe Bruno Shemsho kanë zhvilluar takimin e tyre të parë, i cili nuk është transmetuar ende për publikun. Por dy konkurrentët e “Për’puthen” kanë pasur disa debate në studio gjatë këtyre ditëve.

mikela pupa, bruno shemsho (7)

Gjatë publicitetit ditën e djeshme mes Mikelës dhe Brunos ndodhi një tjetër zënkë. Kjo sepse konkurrentja kishte shkuar të kërcente mes Shemshos dhe Edit, një tjetër konkurrenti.

Mikela tha: “Gjatë kohës që ishte publiciteti, u vu muzikë në studio dhe unë u çova dhe po kërceja vetëm dhe më tha Arjani: ‘Nuk guxon më të shkosh tek meshkujt?’. Dhe shkova midis Brunos dhe Edit. Ndërkohë që Bruno jep një batutë nga ato pa shaka fare që thotë :’Kush ka të holla?’. Nëse Bruno kërkon ndonjë striptiste, je në vendin e gabuar djalë i dashur dhe mund të shkosh ta gjesh në një vend tjetër”.

mikela pupa, bruno shemsho (8)

Ndërkohë Bruno u përgjigj: “Në fakt striptisteve nuk i jepen të holla, i jepen të trasha. Kjo është thjesht një batutë që unë i bëj me njerëzit që kam konsideratë dhe që i konsideroj të afërt. Erdhe këtu, e kape këtë tjetrin me pëllëmbë, e fike fare. Këtij i iku koka kështu. Po me këtë ç’mëri kishe? Do vish te unë nëse ke diçka”.

mikela pupa, bruno shemsho (1)

Mikela vazhdoi: “Jam njeri që nuk mbaj mëri dhe erdha te të dy tamam. Pse duhet të vija vetëm te ty, se dhe për të ndoshta kam interes. Unë erdha dhe prisja të më flisje ose të më thoshe diçka”.

Bruno shtoi: “Ta thash unë ty, batutë, se të ndjeja të afërt”.

Dhe Pupa ia ktheu: “E the?! Okay, mbaje tani. Mbaj karrigen, ngrohe. Edhe të hollat në xhep gjithashtu. Mbaje mend atë takim që ke pasur me mua, fiksoje mirë”.

mikela pupa, bruno shemsho (3) mikela pupa, bruno shemsho (6) mikela pupa, bruno shemsho (2) mikela pupa, bruno shemsho (5) mikela pupa, bruno shemsho (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura