Nëse keni këto tri karakteristika jeni më “të ndjeshëm” për tu prekur nga mishi i huaj në zorrën e trashë

Jun 8, 2018 | 20:53
SHPËRNDAJE

Zakonisht fillojnë pa simptoma dhe nuk janë të dhimbshme. Pjesa më e madhe e “polipeve“ zbulohen kur kryhen teste të tjera sekondare. Ju mund të keni dëgjuar për polipet që “zhvillohen” në zorrën e trashë edhe nga rrethi juaj shoqëror.

1 (1) (1)

 

1. Cilat janë polipet në zorrën e trashë?

Një polip në zorrën e trashë është në fakt mjaft i zakonshëm: Një rritje jonormale brenda mureve të zorrës së trashë. Polipet mund të jenë të rrumbullakëta  ose të sheshtë. Siç e dini, kjo zonë e organizmit tonë është ajo pjesë që është përgjegjëse për kanalizimin dhe përcjelljen e të gjitha lëndëve fekale që në fund do të përjashtohen nga rektumi.

Është një zonë shumë e ndjeshme ndaj baktereve, ose inflamacioneve  dhe nuk është e çuditshme që, ndonjëherë, shfaqet ky realitet, i cili, në fund të fundit, është mjaft i zakonshëm. Prandaj, nuk duhet të shqetësoheni ose të mendoni menjëherë për më të keqen. Polipet kërkojnë një ndërhyrje për t’i eliminuar  nga zorra jonë: një kolonoskopi.

2. Kush është më “i ndjeshëm” për të pasur polip në zorrën e trashë?

Ata mbi 50 vjec, njerëzit mbipeshë, duhanpirësit, ata që konsumojnë shumë alkool, të pasurit një anëtar të familjes me kancer të zorrës së trashë

3. Cilat janë simptomat e polipeve të zorrës së trashë?

  • Prania e gjakut në rektum,
  • Dhimbje kur jeni duke urinuar,
  • Kur ndjeni goditje të brendshme teksa hani,
  • Vlen të theksohet se nuk asgjë për të shqetësuar, por në rast se dyshoni se keni polipe në zorrën e trashë, konsultohuni me mjekun tuaj për ti parandaluar në kohë dhe për të bërë një jetë të qetë./Shije.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura