Nëse kandidatët tërhiqen nga gara në zgjedhjet vendore ç’do ndodhë me fletën e votimit? Ilirjan Celibashi tregon dy opsionet

Mar 30, 2023 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ilirjan Celibashi ka treguar dy opsionet se çfarë do të ndodhë me fletën e votimit nëse kandidatët tërhiqen nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i KQZ-së tha se nëse kandidatët tërhiqen tani emri i tyre nuk do të jetë në fletë. Por nëse kjo ndodh pasi lista të jetë miratuar dhe printuar, atëherë emri i kandidatëve do jetë i shkruar në fletën e votimit.

“Nëse tërhiqen, nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jetë dikush tjetër nga subjektet e tjera, nëse tërhiqet njëri prej kandidatëve. S’do jetë në fletën e votimit, do të mungojë.

Përjashto rastin nëse kjo do të ndodhë mbasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit, që nga pikëpamja teknike do jenë aty se s’kemi çfarë bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment, emri i tyre s’do jetë në fletën e votimit”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura