“Nëse fillon një pëlqim mes neve te dyve…”- Nita Latifi dhe Shpati rinisin historinë e tyre të dashurisë? Dy ish-banorët e BBV kapen mat së bashku në Prishtinë

May 27, 2023 | 9:28
SHPËRNDAJE

Kur Shpati hyri në “Big Brother”, u zbulua edhe lidhja që ai kishte pasur me Nita Latifin. Ishte vetë këngëtarja ajo që e zbuloi se dyshja kishte pasur një histori së bashku, megjithatë kishin kuptuar se s’kishin ndenja për njëritjetrin dhe ishin ndarë shpejt.

nita latifi shpati4

Por tashmë që ky format ka përfunduar, duket se dy personazhet e kanë gjetur sërish njëritjetrin. Nita dhe Shpati janë parë shpesh në Prishtinë, dhe mediat flasin se mes tyre ka nisur një raport dashurie.

Megjithatë, të dy këtë herë kanë provuar ta jetojnë këtë histori larg syve të publikut. Këngëtarja Nita Latifi ka pohuar se ishte e gatshme të niste një lidhje me Shpat Kërleshin në BBV, nëse do rizgjoheshin ndjenjat mes tyre.

nita latifi shpati

Por ajo u shpreh se Shpati “donte të luante me dy porta”, referuar flirtit të tij me Dea Michelle. Ajo theksoi se ai nuk diti të menaxhojë raportin mes saj dhe Deas ndaj vendosi që të distancohej. Këngëtarja tha se në momentin që hyri në shtëpinë e BBV e njohu nga sytë dhe “mendoi se i sollën botën aty brenda”.

nita latifi shpati2

“Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo. Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.

Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet, siç thotë Kiara ‘Le të rrjedhë’, duhet të lija gjithçka saqë i thashë se nëse rifillon një pëlqim mes neve te dyve jam ‘ok’. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë. Fakti që e bëri këtë pa e ditur se si ishin situatat në shtëpi, reagova në mënyrën time, ia bëra me dije në disa mënyra që kujdes se po më nxjerr keq edhe mua”, tha Nita Latifi në “E diell”.

 

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin.

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”.

nita latifi

Nita i surprizoi të gjithë me përgjigjen: “Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë”.

nita latifi shpati3

Të gjithë këtë e konfirmoi edhe Shpati. Por, teksa me Shpatin duket sikur raporti po rindërtohet, me Diolën, që ishte shumë mike brenda, jashtë nuk është takuar. E ftuar në “Breaking”, ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se shoqëria e tyre është prishur.

nita latifi1

Ajo tha se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar. Diola u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë ‘Big Brother’ ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por, është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola për “Breaking”.

nita latifi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura