Nëse doni të tërhiqni femrat lini mjekër, ja përse!

Apr 24, 2015 | 15:20
SHPËRNDAJE

‘Çfarë është një mashkull pa mustaqe’, është një frazë që njeh historia. Edhe pse në flasim në mënyrë përqeshëse për personat me mustaqe, ky detaj mashkullor i përcjellur me mjekër ka një histori të pasur dhe të fuqishme, shkruan ‘Femina’.

Historia e mjekrës dhe mustaqeve

Duke marrë parasysh se trendet ndryshojnë me shpejtësi të madhe, është çështje kohe kur historia do të përsëritet.

Mjekra dhe mustaqet dikur kanë qenë symbol i pushtetit dhe fuqisë. Në mesjetë ka ekzistuar një rregull i pashkruar se prekja e mjekrrës së personit tjetër është ofendim i madh.

Meshkujt e rrezikshëm me mjekra dhe mustaqe

Një kërkim tregoi se 98% e meshkujve të listës Forbes 100 më të pasurit e botës, nuk kanë mjekrra. Ky studim ka treguar po ashtu se 98% e meshkujve të listave botërore të motoristëve, kaubojëve, luftëtarëve dhe djelmoshave tjerë “të rrezikshëm” kanë mjekra apo mustaqe. Duke marrë parasysh se femrave u pëlqejnë meshkujt e rrezikshëm, nuk duhet të flasim më tepër…

Fuqia e meshkujve me mjekra

Dikur mjekra ka qenë symbol i mençurisë. Studimet tregojnë se femrat në situate kritike u drejtohen meshkujve me mjekra apo mustaqe sepse kanë më tepër besim tek ata. Shkencëtarët këtë fenomen e kanë lidhur me mençurinë dhe pjekurinë që simbolizohet nga qimet e fytyrës.

Mjekër tre-ditëshe

Kërkimet tregojnë se femrat “mposhten” nga mjekrat e tre ditëve sikurse ajo e Xhorxh Klunit, dhe konsiderohet si shumë tërheqëse.

Femrat duan meshkuj të pjekur

Në anketën e bërë vetëm me femra, janë treguar 4 fotografi të meshkujve përgjatë fazave të ndryshme të rritjes së mjekrrës, nga faza e rruajtjes deri tek faza e mjekrës së shpeshtë dhe të rritur. Rezultatet dolën intresante, më shumë se gjysma e femrave për më të bukur e zgjodhën fotografinë me mjekër 10 ditore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura