A do ta mundje Ramën nëse do të ishe në krye të PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha. Ka edhe një urim për ditëlindjen e Bashës

Jun 14, 2021 | 23:23
SHPËRNDAJE

Gjatë zgjedhjeve për kreun e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do e mundte dot kryeministrin Edi Rama nëse do ishte në krye të partisë.

Berisha now

I pyetur nga gazetari i emisionit “Stop” në “Klan”, Berisha shprehet se nuk i pëlqen të flasë me “nëse”, ndërsa i ka uruar ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Sali Berisha do të deklaronte pak ditë më parë në një intervistë televizive se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.

“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha për Syri Tv.

Lideri historik i së djathtës e konfirmoi të njëjtën deklaratë edhe gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat gjatë votimeve për kryetarin e partisë. “Jam konsistent i deklaratave të mia”, tha ai.

Pyetje-përgjigje

Pyetje: Nëse ti do të ishe kryetari i ri do ta mundje dot Ramën?

Berisha: Tani me këto “nëse”-të unë nuk jam. Unë nuk flas me nëse.

Dje ka qenë ditëlindja e kryetarit Basha…

Berisha: I uroj 120 vjeç!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura