“Nëse do isha pjesë e bandave, Rama nuk do më përjashtonte” – Gjetan Gjetani flet për kalimin te LSI: Ja pse e falënderoj Kryemadhin

Jan 25, 2020 | 17:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, i është bashkuar tashmë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një intervistë për “News 24” Gjetani ka treguar se kur i lindi ideja e kalimit te LSI, ndërsa për përjashtimin nga PS u shpreh se Rama nuk do ta kishte larguar “në qoftë se do të isha pjesë e bandave kriminale”.

gjetani

Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më  ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, tha Gjetani.

Gjetani tregon se ka negociaur për t’iu bashkangjitur LSI-se, drejtpërdrejtë me kryetaren, Monika Kryemadhin.

Kam komunikuar drejtpërdrejt me Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi, të cilën e falënderoj për besimin, e falënderoj që me bëri pjesë të LSI. Nuk kam shkuar te  LSI  për të marrë premtime. Qëllimi im të ndihmoj zonën e Kurbinit”, u shpreh ai.

Ish-deputeti socialist ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa tha se ai ka rrënuar shtetin shqiptar dhe se ka dështuar ne reformat me kryesore qe ka ndërmarrë.

Besoj se Kryeministri Rama do mbahet mend në historinë e kombit shqiptar, e para ka shkatërruar ekonominë e vendit, e dyta ka shkatërruar sistemin gjyqësor, kemi një kolaps të sistemit gjyqësor, e treta në Shqipëri thuajse në çdo bashki kemi nga një bandë kriminale pas vitit 2013. E katërta për administratën shtetërore, një administratë haxhi-qamil, të gjithë janë emëruar të paktën në Kurbin se kam informacion të saktë, me urdhër të Edi Ramës”, nënvizoi Gjetani.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga opozita, Gjetani tha se ka qenë një gabim, ndërsa i pyetur nëse është apo jo e moralshme lëvizja e tij, deputei u shpreh: “Në gjykimin tim është shumë e moralshme sepse jam përplasur me Ramën jo për interesa personale. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë lëvizjet nga një parti në tjetrën por jam përplasur me Ramën vetëm për interesat e qytetarëve të Kurbinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura