“Nëse djali im është terrorist, e vras”. Rrëfimi i babit të shqiptarit të arrestuar në Itali

Mar 25, 2015 | 19:32
SHPËRNDAJE

Babai i shqiptarit te arrestuar sot ne Itali me urdher te prokurorise se Breshias, qe e akuzon per ‘akte terroriste’ ka reaguar pas prangosjes se djalit te tij.

Lajmi i publikuar nga mediat italiane

“Djali im është një djalë i mire, une vë dorën në zjarr per te”, tha babai, Idajet Elezi. “Por në qoftë se është terrorist, do ta vras unë”,- ka theksuar ai.

Djali, me origjinë shqiptare, u arrestua së bashku me dajën e tij, i cili është në Shqipëri, dhe nje shtetas maroken, nën akuzat e pjesëmarrjes ne një celule që rekrutonte luftëtarë per ISIS.

I arrestuari i tretë, italiani 20-vjeçar me origjinë marokene, kishte publikuar në web një dokument në gjuhen italiane në te cilen propagandonte në favor të shtetit islam.

Djali shqiptar jeton me prindërit e tij në Cirie, në provincën e Torinos.

“Ne jemi muslimanë – tha e ëma. Por unë i kërkoj ndihmë Caritas-it sepse burri im ka qenë i papunë për pesë muaj. Per Italine ne nuk mund të bëjmë asgje tjeter vecse t’i themi faleminderit”, tha ajo.

Babai pretendoi se akuzat kundër djalit të tij janë “absurde”:

“Ne kurrë nuk e kemi parë atë të bëjë asgjë të çuditshme, madje as edhe te merret me pirateri në kompjuter. Unë jam i sigurt se ai nuk ka të bëjë me këtë histori. E as ne. Ne jemi një familje e varfër, por të ndershëm”,- shpjegoi ai.

Sa i përket vëllait të tij Alban, Idajet Elezi tha se “nuk flas me të për vite me rradhë”.

Albani jeton në Kavaje, ku edhe u arrestua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura