Teologu Miron Çako foli për problematikat që po paraqiten gjatë zhvillimit të Censit për regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave.
Çako ndau shqetësimin në studion e Panorama Tv, për pyetjen fakultative lidhur me besimin fetar, një pyetje sipas të cilit, shpeshherë anashkalohet.
Sipas teologut në rast se ky proces nuk zhvillohet saktë dhe nuk ruhet renditja që ka mbizotëruar prej vitesh në Shqipëri mund të rrezikohet edhe vetë bashkëjetesa fetare.
Ai theksoi se shteti duhet të jetë serioz në zhvillimin e pyetësorit, ndonëse përgjigjia për përkatësinë fetare është vendosur si opsionale.
“Shqipëria ka harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që duhet ta ruajë. Dhe kjo ka një renditje që ka qenë që në fillim. Në censusin e parë në 1927 kemi këtë renditje. Besimtarët myslimane, ortodoksë, romano-katolikë, bektashinj dhe komuniteti protestant.
Kjo renditje duhet ruajtur sepse është një mozaik, në qoftë se këtë mozaikë prishim, aq më tepër në mënyrë arbitrare do prishet kjo figurë, kjo harmoni, kjo bashkëjetesë.
Pra ka risqet e veta kjo, në qoftë se fotografia nuk bëhet e saktë.
Komuniteteve fetare iu intereson se duhet ti vënë në përgjegjësi besimtarët që ta shprehin. Në qoftë se shteti kërkon që kjo të jetë një rezultat zyrtar, atëherë duhet të jetë serioz në këtë pyetësor pavarësisht se fakultativ. Shqetësimet, lidhen me faktin se nuk bëhet pyetësori për fenë anashkalohen, ose merret me letër.”, tha Teologu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al