‘Nëse Brad vë mend, mund të ribashkohemi’, Angelina Jolie reagon për herë të parë

Sep 21, 2017 | 20:54
SHPËRNDAJE

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të Hollywood-t, me jetëgjatët dhe sigurisht ata që kanë me miliona adhurues dhe admirues nga e gjithë bota.

Fansat u tronditët kur vitin e kaluar lajmet për një largim të tyre nga njëri-tjetri ishin të njëpasnjëshme. U fol për divorc dhe për largim nga skena e kinematografia, por vetëm një muaj më parë njerëzit pranë tyre folën , duke na njoftuar se ata do i jepnin edhe një mundësi të dytë njëri-tjetrit.

Dje në një intervistë për gazetën ‘Oggi’, vetë Jolie ndërsa është pyetur për një  mundësi ribashkimi ka dhënë një përgjigje paksa surprizuese:

”Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur dhe sigurisht nëse nga e gjithë kjo është vënë mend’, – është shprehur  Angelina, duke ju referuar Brad, çka na bën të mendojmë se ‘fajin’ për ndarjen e ka pasur ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura