Nervozizmi dhe telefonatat e bashkëshortes çojnë në pranga çiftin shqiptar. Me çantën me kokainë gruaja tentoi arratisjen, por…DETAJE

Sep 25, 2020 | 18:12
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh, në Savignano sul Rubicone përkatësisht burri 40 dhe gruaja 37-vjeç.

policia italiane 12

Mediat fqinje raportojnë se gjatë një shërbimi në rrethin Cesare të komunës Savignano, policia vërejti praninë e një burri i cili kishte ndaluar pranë një institucioni publik dhe po mbante një qëndrim dyshues.

Teksa policia iu afrua për kontroll ai shfaqi shenja nervozizmi dhe kjo i shtyu më tepër oficerët ta kontrollonin atë si dhe makinën e tij.

Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë e mbyllur në qeskë.

Më vonë kontrolli i policisë u shtri edhe në shtëpinë e tij ku shfaqet gruaja. Ajo jepte përgjigje dyshuese ndaj efektivëve, po ashtu edhe thirrjet e përsëritura në telefonin e burrit bënë që policia të kontrollonte çdo cep të shtëpisë.

Por menjëherë gruaja synon të largohet duke marrë me vete një çantë brenda së cilës, nga një kontroll u gjet se edhe aty kishte kokainë.

Policia e arrestoi çiftin dhe tashmë pritet vendimi i Gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura