“Drejtësia e re të ndëshkojë autorët”/ Nëntë vite nga protesta e përgjakshme në bulevard, Balla takon familjarët e viktimave dhe bëjnë homazhe

Jan 21, 2020 | 14:30
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shoqëruar nga eksponentë të tjerë socialist kanë pritur në një takim në Kryeministri familjarët e 4 viktimave, që humbën jetën nëntë vite më parë në protestën popullore, të 21 janarit.

21 janari, homazhe5

Në një postim në facebook, Balla shkruan se shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndërshkimin e autorëve.

“Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë”, shkruan Balla.

Nga protesta mbetën të vrarë; Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasja e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar.

homazhe1 homazhe 21 janari, homazhe7 21 janari, homazhe6 21 janari, homazhe4 21 janari, homazhe5 21 janari, homazhe3 21 janari, homazhe2 21 janari, homazhe1 21 janari, homazhe7 21 janari, homazhe balla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura