Nëntë të vdekur nga Covid në Maqedoninë e Veriut, dy ishin të rinj. Ja sa persona u infektuan në 24 orë

Sep 15, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

koronavirus-maqedoni-696x435Nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Por ajo që bie në sy është se betejën me këtë virus nuk e kanë fituar dot as dy të rinj, 23 dhe 29 vjeç.

Sipas autoriteteve shëndetësore atje nga 1404 testet e kryera janë regjistruar 98 raste të reja me covid-19.

Shpërndarja sipas qyteteve: Shkup-50, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçanë-1, Berovë-1, Dellçevë-2 dhe Kërçovë-1.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 të shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura