Nënoficeri humbi jetën dje, kryeministri mesazh prekës: I trishtë lajmi, do kujtohet përherë si ushtar shembullor

Oct 30, 2019 | 9:34
SHPËRNDAJE

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë humbi jetën nje dite me pare pasi kreu testimet fizike.

Per lajmin ka reaguar edhe kryeministri ne detyre Ramush Haradinaj, i cili ka nxjerre foton e nenoficerit dhe ka postuar disa fjale prekese ne FB:

“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu. RH”, shkruan ai.

74180431_1423735287750881_8208971246247870464_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura