Nënkryetari i LRI e akuzoi si hajdute e Doganës, ja si i përgjigjet Spiropali

Jul 28, 2016 | 17:43
SHPËRNDAJE

Elisa Spiropali i eshte pergjigjur serish nenkryetarit te LRI. Pojani e sulmoi atë duke e akuzuar për vjedhje në doganë. Por Spiropali i është përgjigjur keshtu: “S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala”.

13178747_10100234739631795_6208871742541816249_n

Statusi i Spiropalit: 

“Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”. Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjenë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale? Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura