Njeriu më i fuqishëm aktualisht në LDK, Lutfi Haziri, ka lëshuar kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ka thënë se Partia e Albin Kurtit nuk po merret me rrëzimin e Qeverisë pasi janë në proces të ndarjes. Ka shtuar se kanë edhe dallime tjera me partitë opozitare. Rrjedhimisht, tash për tash nuk sheh bashkim të opozitës dhe rrëzim të Qeverisë së Ramush Haradinajt.
Lidhja Demokratike e Kosovës po pret që Qeveria Haradinaj ta rrëzojë veten nga pushteti, ose në të kundërtën, shpejt do të niset mocioni për ta larguar atë nga udhëheqja. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë për Express se aktualisht nuk janë opozitë e bashkuar për shkak të problemeve që ka Vetëvendosje brenda partisë së Albin Kurtit. Aludon tek largimi i 13 deputetëve të VV’së, 12 prej të cilëve formuan Grupin e Deputetëve të Pavarur.
Ky zyrtar i lartë i LDK’së, thotë se aktualisht është koha të bëhet një vlerësim i këtij procesi dhe të shoh edhe reflektimin e Qeverisë për t’u tërhequr vetë nga pushteti./Zeri
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al