Nënkryetari i bashkisë Dropull: Kacifas kandidoi për kryeplak, e provokuar nga …

Oct 29, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano dha detaje mbi të shkuarën e 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

barka

Ai u shpreh ne emisionin “Open”, se pak kohë më parë viktima ka kandiduar për kryeplak të fshatit, ndërsa më pas ka kërkuar edhe punë në bashki për zjarrfikës, por nuk kishte moshën e duhur, thotë Mano.

Më tej, ai shprehet se 35-vjeçari ishte ai që ka vendosur të gjitha bazat për vendosjen e flamujve grek në fshat.

Sa i përket ngjarjes, Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano tha se ishte e provokuar nga policia.

“Nuk kishte nevojë për polici në ato momente”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura