Nënën apo bashkëshorten? Ja kë do të zgjidhte Shpat Kasapi mes të dyjave, këngëtari zbulon edhe nëse do ta pranojë ftesën e “Big Brother VIP”

Oct 18, 2021 | 12:59
SHPËRNDAJE

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti do të mirëpresë në jetë një djalë, emrin e të cilit nuk e kanë përzgjedhur ende.

shpat kasapi

Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar tek “E Diell”, këngëtari tha se Selva (ciç e thërret ai partneren) dhe nëna e tij kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, aq sa kur ai debaton me të ëmën, grimierja i del në krah vjehrrës. Nga ana tjetër, edhe Shpati ka një raport shumë të mirë me nënën dhe babain e Jaos, teksa shtoi se vjehrrin e ka si shok.

selvije jao shpat kasapi (8)

I pyetur se kë do të zgjidhte mes nënës dhe partneres. Shpat Kasapi tha:

Kjo është një pyetje platonike. Normal që të dyja do i zgjidhja. I ka dhënë Zoti dy duar për të mbajtur edhe nënën, edhe gruan”.

shpat kasapi selvije jao (4)

Ndër të tjera, atij iu bë një rreng kur iu tha se bashkëshortja e tij ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP” dhe ka pranuar të bëhet pjesë e tij. Mirëpo në asnjë moment, Shpati nuk e besoi diçka të tillë dhe thonte vazhdimisht: “Nuk është e mundur, se ia njof tipin asaj”.

shpat kasapi selvije jao (8)

Pas kësaj loje, Kasapi zbuloi se ai kishte marrë me të vërtetë një ftesë nga spektakli, por e kishte refuzuar.

Edhe mua më kanë ftuar në ‘Big Brother Vip’, por e refuzova se nuk më la Selvija. Kështu që, kur ajo s’më la mua, si do futej vetë?”,- u përgjigj ai.

selvije jao

selvije jao shpat kasapi (5) selvije jao shpat kasapi (6) selvije jao shpat kasapi (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura