Nënë Tereza do të shpallet shenjtore më 4 shtator 2016

May 19, 2015 | 12:53
SHPËRNDAJE

Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza e Kalkutës do të shpallet nga Vatikani shenjtore.

Nënë Tereza

Kjo është ngjarja e parë e madhe e vitit të shenjtë, e dyta do të jetë ceremonia për eshtrat e At Pio-s, që do të dërgohen në Romë, por data e saktë nuk dihet.

Sipas mediave italiane, që kanë raportuar lajmin, dy eventet botërore do të mbledhin miliona pelegrinë në Romë.

Lajmi u dha nga monsinjor Fisichella, i cili njoftoi autoritet iataline për të garantuar sigurinë e dy ngjarjeve botërore.

Nënë Tereza u lumturua më 19 tetor të vitit 2003 nga Papa Gjon Pali II.

Me gjeneralitetet shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mori nënshtetësinë indiane në vitin 1948.

Lajmi në mediat italiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura