Nënë për herë të dytë? Klea Huta publikon foton: Po më lind dëshira…

May 18, 2022 | 22:11
SHPËRNDAJE

Klea Huta po mendon që ta bëjë Kridin me një motër ose vëlla. Të paktën kështu ka lënë ajo të kuptohet në postimin e saj të fundit në Instagram.

Ajo tha se iu shtua dëshira për të pasur tjetër fëmijë teksa po shikonte karrocat në një dyqan. Me anë të kësaj fotoje, ajo na tregoi se e ka marrë malli për shëtitjet me karroca fëmijësh. “Po më lind dëshira për një beb tjetër”– shkroi Klea me humor.

Se sa serioze janë këto plane nuk e dimë. Por, Klea zbuloi se së fundmi në një intervistë Elgiti ka qenë shumë i zënë me koncerte duke shtuar se më shumë e shikojnë Donald dhe Romeo Veshaj se sa ajo. Ajo rrëfeu se nuk i ankohet këngëtarit në lidhje me këtë gjë pasi kanë zgjedhur të rrinë me njëri-tjetin duke pasur parasysh profesionet e tyre ndaj i kanë toleruar gjërat në heshtje.

“Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë. Të them të drejtën nuk i ankohem sepse kur e mori përsipër që të bënte koncertet e dija shumë mirë që s’do e shikoja në shtëpi. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin me profesionet që ne kemi, jemi të dy njerëz nga showbizi që e kemi kuptuar njëri-tjetrin dhe i kemi toleruar gjërat në heshtje. Ne që në fillim të lidhjes tonë Giti punonte deri vonë në studio me këngëtarë, me këngëtare. Besimi ka qenë i konsoliduar që në fillim. Unë ia kam lënë të gjithë lirinë time, secili duhet të bëjë jetën që do dhe të jetojë jetën e vet në format e tij dh ne të dy e kemi arritur këtë balancë jetësore. Kur Giti nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga unë, shkon nëpër koncerte, kthehet pas dy-tre ditësh me shokë, me njerëz që nuk i njoh dhe nuk ka nga unë asnjë lloj xhelozie… Ai kthehet te unë dhe më dashuron akoma më shumë.”– tha ajo.

Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura