Nënë e bijë varrosen pranë kryefamiljarit, Anisën e mbulojnë me vello. Përcillen në banesën e fundit protagonistet e ngjarjes horror (video)

Jul 4, 2020 | 14:41
SHPËRNDAJE

Një grup i vogël familjarësh, miqsh, të afërm kanë përcjellë në banesën e fundit nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifin, të cilat u gjetën të pajeta dy ditë më parë në banesën e tyre, pasi ishin vetëflijuar në emër të ringjalljes. Ato u varrosën në vendlindje, Përmet.

Siç bën me dije korespondentja e Panorama, 30 vjeçares i vendosën një vello rozë.

Nënë e bijë do të prehen pranë varrit të kryefamiljarit, edhe ai i vetëvrarë disa vite më parë.

Familjarët kundërshtuan praninë e medias dhe nuk pranuan të flasin.

FQINJET

Zhaneta bashkë me vajzat, të paktën sipas fqinjëve, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyer dhe dritare i mbante mbyllur. Fqinjët e saj thanë se kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e shtëpisë së të ndjerës, por ajo i ka përzënë, madje tregojnë se ajo nuk i pranonte brenda as njerëzit e saj të afërt.

Një nga fqinjët, që banon ngjitur me apartamentin ku ndodhi ngjarja, tregoi dje se kishte njoftuar edhe më parë Policinë. Ajo ishte shqetësuar nga sjelljet e çuditshme të Zhanetës dhe të dy vajzave të saj.

“Shkova në Komisariatin e Policisë dhe u thashë që doja të flisja me shefin. I thashë që kisha shkuar vetëm për një problem, sepse i kam në derë dhe kisha frikë se çfarë mund të bënin. Kush e di se si e kishin hallin, mos marrin flakë. Mos kanë kaluar në depresion, se vajtën kaq vite. Unë kam 2 vite e ca që nuk i kisha takuar”, tregon ajo.

Ndërsa një tjetër fqinje, e cila u bë edhe shkak që aty të shkonte Policia para 10 ditësh, thotë se ka nisur të dyshojë pasi Zhaneta i ka folur keq, duke e përzënë.

“I them: ‘Zhaneta ku e ke Anisën?’, Më tha që kishte vajtur në një vend. ‘Mos ka ikur në Gjermani?’, e pyeta unë. Kishte dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. ‘Ik, mos ta shoh bojën’, më tha”, tregon ajo.

Pas këtij momenti ka lajmëruar Policinë. Shërbimet e rendit kanë ardhur, por Zhaneta pasi ka folur me ta duket se i ka bindur që të largohen, pa arritur që as ata të futeshin brenda.

ERA E RENDE

Muajin e fundit, fqinjët e familjes Josifi kishin nisur të dyshonin se brenda banesës së tyre kishte ndodhur diçka, kjo për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 31-vjeçares. Banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, duket se edhe nga temperaturat e larta, era kishte filluar të bëhej shumë e rëndë, gati e padurueshme. Fqinjët kanë thënë se në banesën e tyre, kohë më parë, herë pas herë vinin njerëz të veshur zyrtarë që shpërndanin broshura.

pjimage (5) zhaneta anisa varrim ringjallje permet varreza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura