Nëna vret dy vajzat e saj pas një sherri, më pas vritet nga policia

Jun 25, 2016 | 21:21
SHPËRNDAJE

Një grua ka vrarë dy vajzat e saj në një zonë periferike në Houston, SHBA, para se të qëllohej për vdekje nga policia.35A6DA8D00000578-3659694-It_is_unclear_whether_Christy_was_pointing_the_gun_at_the_respon-m-1_1466869182688Christy Sheats, 42 vjeçe vrau Taylor Sheats, 22 dhe Madison Sheats, 17 vjeçe pas një sherri në familje që nisi në shtëpi dhe përfundoi në rrugë.

35A70A7500000578-3659694-image-a-6_1466862732517
Dy vajzat

Policia mori një telefonatë emergjence të premten pasdite dhe gjeti të shtrirë përtokë pa shenja jete dy vajzat.

Nëna e tyre po mbante në dorë një pistoletë, e cila pavarësisht thirrjes së policisë nuk e hidhte.

35A70A8C00000578-3659694-image-a-5_1466862722771
Nëna

Nuk është e qartë nëse Christy i drejtoi pistoletën policisë, apo ndonjë prej vajzave që detyruan oficerët ta vrisnin.

Në shtator 2015, Christy postoi në Facebook një foto të dy vajzave dhe shkruante: “Gëzuar ditën e vajzave për dy gocat e mia të mrekullueshme. Ju dua dhe vleni më shumë sesa një thesar që mund të jetë njohur.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura