Nëna tregon se si ia prostituonin vajzën 17-vjeçare çifti nga Tirana: Mbyllej në kuzhinë dhe merrte drogë me dhunë. Çfarë i tha tutorëve që ia morën vajzën nga shtëpia

Sep 21, 2020 | 14:30
SHPËRNDAJE

Një histori rrëqethëse dhe një dramë që jetohet dy herë nga dy pesona të ndryshëm, por që kanë të përbashkët skamjen dhe varfërinë. 

nena 1

Ndërsa nëna 4-vjeçare hapi zemrën dhe tregoi historinë e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin, të njëjtat gjëra duket se i ka përjetuar edhe vajza e saj.

Gruaja është ngacmuar seksualisht dhe i është dashur të shesë trupin për të mbijetuar, ndërsa vajzën ia kanë ngacmuar dhe prostituuar njerëz të tjerë, që falë ndërhyrjes së saj janë tashmë pas hekurave.

Detajet se si mundi policia të arrestojë tutorët që shfrytëzonin vajzën e saj 17-vjeçare, ajo i tregoi në emision.

“Ma solli çupën në shtëpi një vajzë dhe më tha e kishte shoqe. Ajo më tha se po e ndihmonte vajzën time të linte drogën. Unë e dallova që ajo ishte një vajzë e keqe. Vajza ime kishte 2 vite që merrte drogë. Mbyllej në kuzhinë dhe përdorte lugët dhe e merrte edhe me dhunë.

Ky çift vinte e merrte vajzën shumë herë në shtëpi. E kuptova çfarë po ndodhte dhe mora policinë në telefon.

Çifti e dhunonte vajzën, e torturonin. Iu përgjërohesha të mos ma preknin vajzën. Iu thoja e kam lindur 2 kile mish, mos ma përdorni vajzën. Ata me thoshin “pse ti do ta punosh këtë”. Kur lajmërova policinë ata e mbajtën peng vajzën 1 javë. E gjeti poliica në rrugë dhe e morën. Shkova e denoncova në polici dhe më pas ata u arrestuan dhe vajza shkoi në qendër. Kam folur në telefon me të, më thotë kam frikë të jetoj sërish me ta”, rrëfeu ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura