Nëna shqiptare me tre fëmijë, dy ditë e “ngujuar” në aeroportin gjerman. Ja pse nuk e lejonin të dilte

Sep 21, 2019 | 14:56
SHPËRNDAJE

Një nënë shqiptare me tre fëmijët e saj të vegjël është detyruar të qëndrojë në zonën transite të Aeroportit të Dyseldorfit, Gjermani.

aeroport

Edhe pse ajo ka pasur pasaporta të vlefshme për veten dhe fëmijët, nuk është lejuar të dilte jashtë zonës transite, shkruan diewelt.de.

Kjo ka ndodhur pasi ajo nuk kishte të holla të mjaftueshme dhe sigurimi shëndetësor i ishte mbaruar, sqaron Policia Federale e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Gruaja nga Shqipëria kishte dashur që së bashku me fëmijët e saj të vizitonte bashkëshortin i cili jeton në zonën e gjerë të Dyseldorfit, me statusin e kufizuar në kohë (“duldung”) të azilit, ka deklaruar një zëdhënëse e policisë.

Sidoqoftë, gruaja me fëmijët e saj janë strehuar në zonën e përmendur dhe janë furnizuar nga punonjësit me ushqime dhe pije nga një kafene në afërsi, njoftojnë punonjësit e aeroportit.

Policia njofton se në fund gruaja me tre fëmijët ka udhëtuar me aeroplan drejt Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura