Nëna rrëfen historinë e dhimbshme “Fëmijët e mi më rrahin 30 herë në ditë”

Mar 2, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës duhet të jetë më e dashura në botë, por për një nënë në Southhampton kjo lidhje është e tmerrshme.

Pauline Bubb ka rrëfyer për “The Mirror” se ajo rrihet nga dy fëmijët e saj mbi 30 herë në ditë.

Djali i saj 11-vjeçar Spencer e ka goditur atë para disa vitesh me gërshërë në stomak duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Ajo ka edhe 2 vajza binjake Sapphire dhe Jorja, ku vetëm e dyta nuk ushtron dhunë ndaj saj.

Gruaja 46-vjeçare mbyllet në dhomë për t’i shpëtuar dhunës së fëmijëve.

“Jam e tmerruar nga fëmijët e mi. Këmbët e mia janë të nxira dhe më duhet t’i mbuloj ato”.

Fëmijët e saj janë diagnostikuar me ADHD, sëmundje që shkakton agresivitet që nuk mund të kontrollohet dot.

“Më përpara nuk mund të flisja me asnjë për këtë, më vinte shumë turp”-ka rrëfyer mamaja beqare.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura