Nëna me djalin e mitur kërkon ndihmë, policia gjen të dehur në banesë ish burrin, ja çfarë u bënte

Oct 11, 2019 | 13:22
SHPËRNDAJE

policia

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M, 43 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura