Nëna ishte e varur nga droga, foshnja dy muajshe ndërron jetë nga mbidoza, e mori përmes qumështit të gjirit

Jan 22, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë, pasi nëna e saj ka marrë lëndë narkotike, gjatë periudhës që e ushqente me gji.

foshnja

Lidhur me këtë ngjarje u arrestua gruaja 36-vjeçare, Ashlee Rans, banuese në Plymouth, Indiana.

Autopsia që iu bë foshnjës përcaktoi se vajza dy muajshe, Nevaeh Hope Rans-Mason, vdiq nga mbidoza, në 19 dhjetor.

Rans fillimisht thirri policinë në shtëpinë e saj dhe i tha asaj se foshnja vdiq, pasi ajo e kishte zënë poshtë duke u rrokullisur në krevat.

Më vonë në deklaratat e policisë gruaja pranoi përdorimin e marijuanës dhe tha se nuk e dinte që mund ta transferonte lëndën narkotike tek e bija përmes gji dhënies.

gruaja foshnja 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura