Nëna fle me pedofilin, por kyç në dhomën e pajisur me alarm të bijat e mitura (FOTO)

Apr 19, 2015 | 12:47
SHPËRNDAJE

Një nënë ka kyçur dy vajzat e saj të mitura brenda një dhomë gjumi me alarm, kështu që ajo mund të ndajë një shtrat me bashkëshortin, i cili është një i ish-dënuar për abuzim me fëmijë, raporton “MailOnline”.

Nëna ndante krevatin me pedofilin

Shërbimet sociale lokale në Devon, ku jeton pedofili, gruaja e tij dhe dy fëmijët, kanë miratuar planin e masave, pavarësisht se burri më parë ishte burgosur për abuzim me një vajzë nën moshën 13 vjeçe.

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi autoritetet lokale e kishin përshkruar atë si një “rrezik të vazhdueshëm” për vajzat, të cilat janë të dyja nën moshën 13-vjeçare.

Vajzat kanë një monitor për fëmijë në dhomën e tyre të gjumit, në mënyrë që të mund të telefonojnë nënën e tyre në qoftë se u duhet të dalin apo shkojnë në tualet.

Gjyshja e vajzave ka folur e shqetësuar dhe e frikësuar mbi sigurinë e mbesave të saj.

Vajzat përmes një pajisje thërrisnin të ëmën kur donin të shkonin në WC

Saakq Këshilli i Qarkut në Devon ka theksuar se policia është informuar dhe po monitoron situatën nga afër dhe po kryen vizita të rregullta në shtëpinë e kësaj familje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura