Nëna e Olldashit ka mall për djemtë e saj “Nuk u ngopa kurrë me ta”

Mar 3, 2015 | 17:36
SHPËRNDAJE

Nëna e të ndjerit, deputetit të PD-së Sokol Olldashi ka postuar në profilin e saj Facebook, një foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e saj para shumë vitesh.

 Në një foto bardh e zi, Kozeta Mamaqi ka shprehur mallin për birin e humbur duke u shprehur.

“Sa vite perpara. Sa te vegjel djemte e mij! Me prisnin me mall, se takoheshim rralle. Nuk u ngopa kurre me ta…?!”

Olldashi humbi jetën në një aksident automobilistik para një viti, ku makina e tij ra përmbys duke i marrë jetën në vend. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura