Nëna e luftëtarit të arrestuar në Kumanovë: E rrahën brutalisht, e pashë të përgjakur kur e vizitova në burg

May 22, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

“Djalin ma rrahën brutalisht ne burg, e pashë të përgjakur kur shkova e vizitova ne burgun e Shutkes ne Shkup”. Kështu tregon Fatime Krasniqi, nëna e Lirim Krasniqit, njërit nga të arrestuarit pas luftës në Kumanovë.

Fatime Krasniqi me fotografine e te birit

“E dini se çfarë do të thotë për një nanë që ta shohe birin e vet në atë gjendje mizore, kur e di që e ka rritur me aq mund e përkushtim”, thote Fatimja duke qarë.

Fatime Krasniqi nëna e të burgosurit Lirim Krasniqit cila kishte ardhur nga Shtimja për të protestuar në Prishtinë, para Qeverisë, rrefen teksa mban ne dorë fotografinë e birit të saj. Ajo nuk gjen dot fjalë për të treguar dhembjen për djalin e saj dhe për të gjithë djemtë tjerë, të cilët padrejtësisht po keqtrajtohen e dhunohen ne burg, pas hekurave. “Djalin ma rrahën brutalisht forcat maqedonase”- thote ajo per Bota Sot.

Ajo tregon se e kishte parë të rrahur e të përgjakur atë ditë që e kishte vizituar në burgun e Shutkës në Shkup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura