Një foshnjë e porsalindur në Luiziana vdiq nga koronavirusi këtë javë, pasi sëmundja bëri që nëna e infektuar të lindte para kohe.
Foshnja që lindi tre muaj para kohe vdiq të hënën. Mjekët thanë se vdekja e të porsalindurit erdhi për shkak se nëna e tij ishte infektuar me COVID-19.
Mungesa e oksigjenit si rezultat infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes bëri që nëna të kalojë në lindje të parakohshme.
“Edhe nëse testi tregon se foshnja nuk ishte prekur me koronavirus, shkaku i vdekjes do të jetë COVID-19,”- tha mjeku Beau Clark.
Nëna e foshnjës ndodhet ende në spital dhe nuk ka informacione mbi gjendjen e saj.
Asnjë rast tjetër nuk është raportuar për bebe që vdesin për shkak të lindjeve të parakohshme si rezultat i komplikimeve të koronavirusit.
Por një foshnjë 9 muajshe nga Illinois u diagnostikua me virusin vdekjeprurës dhe vdiq në fnd të muajit të kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al