Nëna e Ermal Metës e irrituar: Keni futur në zjarr dy familje!

Feb 18, 2018 | 14:42
SHPËRNDAJE

E ëma e kantautorit shqiptar ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet e shumta që janë shkruar për marrëdhënien e Ermal Metës me babanë e tij.

Sipas saj, Ermali është tashmë një burrë dhe nuk ka nevojë që të flasë për gjëra të tilla.

“Ne jemi shumë të indinjuar nga gazetarët, para se të shkruajnë të mendohen mirë. Gjërat para se të thuhen duhen edhe vërtetuar. Ermali është 36 vjeç dhe nuk ka nevojë të flasë për dhunën e për njerëzit që nuk janë prezent. Edhe i ati i tij do të gëzonte më shumë për suksesin e Ermalit, nëse nuk do të shkruheshin kaq shumë gjëra”, tha ajo për “Jo vetëm modë”.

Lajmin e plotë e lexoni në: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/nena-e-kantautorit-shqiptar-flet-per-here-te-pare-i-ati-i-ermalit-do-te-gezonte-me-shume-nese-nuk/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura