“Nën hijen e Ballkanit të Hapur”, Vuçiç poston foton krah Ramës dhe Zaevit në Slloveni! Ja çfarë shkruan ai

Aug 31, 2021 | 22:30
SHPËRNDAJE

ediramaaleksandervucic

Presidenti i Serbisë ka pritur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut në Slloveni në prag të takimit për Forumin Strategjik të Bledit.

Vuçiç ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, një foto krah kryeministrit Edi Rama dhe Zoran Zaev.

“Forumi i Bledit nën hijen e Ballkanit të Hapur. MIrësevini miq të dashur” – shkruan Vuçiç.

Sipas mediave kosovare, për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç.

Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura