“Nën hetim për vrasje me paramendim”- OFL i kërkon Ervis Martinajt të justifikojë pasuritë. Në verifikim edhe…

Feb 19, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

OFL bjondja2Operacioni Forca e Ligjimit ka bërë të ditur sot se i ka dërguar formularin për justifikimin e pasurive për tre shtatas, të cilët janë nën hetim dhe dy të dënuar për veprat penale të vrasjes.

Zëdhënësja e OFL bëri të ditur se është kërkuard deklarimi i pasurisë për shtatsin Ervis Martinaj, me banim në Kurbin, person nën hetim për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Po ashtu brenda 48 orësh, duhet të justifikojnë pasurinë shtetasit Arben Kaçorri me banim në Tiranë dhe i dënuar për vrasje në Itali.

Ndërsa shtetasi i tretë është Valentino Kaçorri, me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh.

 

 

“Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

Ervis Martinaj., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Kaçorri, me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

Valentino Kaçorri., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”, theksoi zyrtarja e OFL.

Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura