Nejmar në probleme me shtetin francez, ja çfarë ka bërë së fundmi

Mar 18, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Nejmar nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa pas problemeve me tifozët e PSG-së tani është në probleme edhe me shtetin francez.NEYMARIII

Tani që kampionatet e shumta janë pezulluar për shkak të koronavirusit, lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të izoluara.

Virusi po përhapet me shpejtësi edhe në Francë dhe për këtë arsye ky shtet ka urdhëruar që të anulohen të gjitha udhëtimet në shtete të tjera.

Megjithatë duket se kësaj nuk i është bindur Nejmari, i cili sipas “Le Parisien” ka udhëtuar drejt Brazilit me avionin e tij privat.

Në këtë mënyrë sulmuesi brazilian ka shkelur disa rregulla të vendosura nga qeveria dhe tashmë rrezikon të marrë dënim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura