Nejmar në intervistë me aktorin e “La Casa De Papel”: Ja kur e kuptova që isha bërë i famshëm

Oct 29, 2019 | 15:11
SHPËRNDAJE

Nejmar është një nga lojtarët më të mirë te kombëtarja e Brazilit, i cili te PSG-ja po kalon një formë jo të mirë për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar.neymarrdenverr

Së fundmi  ylli brazilian është takuar me aktorin, që luan rolin e Denverit te seriali shumë i ndjekur në të gjithë botën, “La Casa De Papel”.

Gjatë takimit me aktorin e njohur, Nejmar ka treguar edhe disa pjesë nga jeta e tij, siç ishte edhe momenti kur ai u bë i famshëm. Braziliani ka treguar momentin kur ai e ka kuptuar se ai nuk kishte më lirinë dhe rehatinë që kishte shijuar para disa viteve.

“Unë kisha shkuar të blija një ‘I-Pod’, në vitin 2010 ose 2011. Ndërsa punëtorët aty ishin duke lëvizur gjithandej, pashë se të gjitha dyert në dyqan ishin mbyllur. Nuk e dija fare se çfarë kishte ndodhur dhe u ktheva pas të shikoja.

Aty kam parë shumë njerëz jashtë dyqanit. Për këtë arsye më është dashur të largohem nga dera e pasme, pasi kam qenë vetëm pa siguri. “, u shpreh braziliani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura