Nejmar merr përgjegjësitë pas “gradimit”: Nuk mund t’u them më lini të shënoj

Sep 7, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

Nejmar do të jetë përfundimisht kapiteni i Brazilit. Tite i ka dhënë fund rotacionit të shiritit të kapitenit, që dukej se ishte një taktikë që çdokush të ndihej i rëndësishëm në rrugën e Botërorit. Përpara ndeshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Nejmar po shijon këtë moment.

nejmar

“Do të mësoj edhe më shumë tani, edhe pse kjo është një përgjegjësi që do të jetë e mirë për mua. Nëse nuk jam në rregull për të folur, atëherë nuk do të flas. Isha në shënjestër pas Botërorit dhe mora shumë kritika. Nuk kam shumë për të thën për këtë. Kam pësuar shumë faulle gjatë Kupës së Botës. Unë e marr topin 11 herë dhe 10 herë futem në driblim me kundërshtarin dhe ata nuk mund të më lejojnë. Gjithsesi unë nuk mund të them: “Më falni, por duhet të më lini të shënoj”. Duhet t’u kërkoj falje tifozëve që u mërzitën me ne. Tani përgjegjësia është më e madhe për mua”, u shpreh Nejmar, tashmë kapiteni i Brazilit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura