Negociatat/ Zaev bën deklaratën e fortë: BE s’mund të presë zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëse nuk vlerëson Shkupin

Oct 16, 2019 | 19:09
SHPËRNDAJE

“Nëse BE nuk e merr vendimin për fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, kjo praktikisht do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në një intervistë për “Tanjug”, Zaev tha se nëse BE nuk hap negociatat për Maqedoninë e Veriut, nuk mund të presë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën Maqedonia e Veriut dhe Greqia theksohen vazhdimisht si një shembull.

Tan2017-10-17_16753162_3-640x426

Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës tani është një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja “ndëshkon” këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë negociatat e pranimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hahsim Thaçi të gjejnë zgjidhjen për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojnë liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës për të gjeni zgjidhjen për formimin e qeverisë? “, deklaroi Zaev për Tanjug.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura