Negociatat Shqipëri-BE/ Pse do pranohet Ballkani Perëndimor? Kreu i KE zbulon arsyen, pas saj fshihet frika e …

Apr 17, 2018 | 18:40
SHPËRNDAJE

“Bashkimi Evropian duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje”. Keshtu ka deklaruar kreu i Komisionit Europian, Juncker, sot, pak ore para se KE te dorezoje raportin per vendin tone, qe sugjeron hapjen e negociatave me BE-ne.

junker

Pergjigja e Juncker vjen pas rezistences nga ana e Frances dhe shteteve te tjera qe kane qene skeptike ndaj procesit te zgjerimit.

Reuters ben me dije se Komisioni Europian po nxit që BE të zgjerohet në rajon, vend qe gjithnje eshte cilesuar si nje zone e nxehte, duke pasur parasysh lufterat etnike te 90 ne ish Jugosllavi.

“Nëse nuk u hapim vendeve në atë rajon shumë të komplikuar dhe tragjik, dhe nëse nuk hapim një perspektivë evropiane për ta, do të shohim kthimin e luftës në atë zonë siç e pamë në vitet 1990”, tha kreu i komisionit Jean- Claude Juncker ne nje deklarate te bere ne PE.

“Nuk dua të shoh luftën në Ballkan dhe kështu ne duhet t’i hapim rruge atyre,” tha ai.

Por presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur gjithashtu në Strasburg të martën, tha se besonte se BE-ja duhej të përmirësonte qeverisjen e saj të brendshme së pari para se të hapte anëtarë të rinj.

Sot pritet qe Komisioni Europian do të lëshojë raportin e fundit vjetor mbi ecurinë e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në bllok.

Polonia, Italia dhe Austria janë midis vendeve të tjera të BE-së në favor të rritjes së përpjekjeve për të hapur bllokun në rajon, i cili ka parë rritje të ndikimit rus dhe kinez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura