Negociatat/ Rama: Përfaqësuesit e BE-së na thanë një zëri se…

Dec 6, 2017 | 16:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social ‘facebook’ foto gjatë takimeve me përfaqësues të BE gjatë vizitës së tij në Bruksel. Rama shkruan se përfaqësuesit e BE konfirmuan progresin e Shqipërisë dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë për çeljen e negociatave.

“Dje gjatë takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, për rezultatet bindëse të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Familjen e Evropës së Bashkuar, ku të gjithë njëzëri konfirmuan progresin mbresëlënës dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave në kohën e përcaktuar si objektiv nga qeveria shqiptare”, shkruan Rama.

24852102_10155371252441523_2054918245846862891_n 24900269_10155371253066523_4576087606095809782_n 24312693_10155371254416523_5724361929256554533_n 24312956_10155371254561523_2426759009708006033_n 24862269_10155371254061523_5727557020026248288_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura