Negociatat me BE/ Rama: Reforma në drejtësi ka ecur shumë shpejt, e meritojmë, por…

Dec 13, 2017 | 18:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Në  fjalën e tij Rama falënderoi ambasadorët e rinj të ardhur në Tiranë dhe iu bëri me dije atyre se Shqipëria është një vend që të ofron shumë. Po ashtu Rama tha se Shqipëria sot është më afër hapjes së negociatave për integrimin në BE.

rama

Pjesë nga fjalimi i Edi Ramës

“Po të llogarisim vitet nga dhjetori tani në atë të 27 viteve kur ne nisëm zgjimin, ka kaluar shumë kohë. Por nëse i vendosim këto vite në kontekst të gjerë, mund të themi që kemi bërë një progres të madh në raport me të djeshmen. Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë se ajo e sotmja.

Faktikisht u arrit dhe sot do të ishte e padrejtë që të mos kujtohej roli i luajtur nga shumë kush, për të materializuar marrëveshjen që reflektoi më së miri që mbart politika shqiptare për të realizuar gjerë që mund të duken të panumërta me bashkim në moment kyçe dhe në funksion të aspiratave kombëtare. Ky vit na tregoi dhe se sa e vështirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi.

Po ashtu zbatimi i kësaj reforme është proces i pakthyeshëm, humbëm disa muaj për të nisur procesin e Vettingut, por varet si e shikon. Në dy vite ndryshuam kushtetutën dhe kemi miratuar ligje të reja dhe kemi ngritur një drejtësi të re. Por kjo duhet e shpejt si drita e krahasuar me kohën për të bërë një reformë në drejtësi.  Nuk ka më kohë për të humbur për tu bashkuar  me Evropën.

Pavarësisht prekjeve që ka bërë gjithsesi dhe meritave që ka gjithkush në këtë proces, askush nga ne nuk mund të bënte një reformë në drejtësi kaq të shpejtë dhe për të mbajtur këtë ritëm në zbatimin e saj. Si askush nuk do ti kishte bërë këto gjëra nëse nuk do të ishte destinacion Bashkimin Evropian. Jemi më afër se asnjë herë për çeljen e negociatave me bashkimin e vropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura