Negociatat me BE, Kotzias: Dy vendet që mbeten pengesë për Shqipërinë

Jun 24, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Franca dhe Holanda vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre të ashpra kundër fillimit të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë ne BE.

Deklaraten e ka bere Ministri i Jashtëm i Greqise, Nikos Kotzias gjatë një konference shtypi mbajtur ne Konferencën e Sigurisë në Rodos.

kotzias

Sipas Kotzias, “ndërkohë, tre nga pesë vendet, domethënë Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania, janë tërhequr nga ky grup, nuk kanë nje opozitë të fortë, por Holanda dhe Franca mbeten”, tha Kotzias.

Ai tha edhe se se bashku me homologun e tij shqiptar Dmitri Bushati po punohet intensivsht per marreveshjen mes dy vendeve. Burime te medias greke raportojne se pavarësisht problemeve, Athina dhe Tirana po punojnë shumë për të arritur një marrëveshje në ditët e ardhshme.

Ai tha gjithashtu edhe se dy vendet skeptike do ta bëjnë zyrtare vendimin e tyre në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel të hënën dhe të martën si dhe samitin e BE të enjten dhe të premten.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura